Deputeti nuk i ndahet ministres: Kur Ogerta gënjen prapë…

Deputeti nuk i ndahet ministres: Kur Ogerta gënjen prapë…

91
0
Shares

Deputeti i PD, Bardh Spahia, sërish ka zbuluar sipas tij, gënjeshtrën e radhës të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Deputeti shkruan në Facebook se ministrja ka qënë në dijeni të urdhërit të stomatologut për rritjen e çmimeve të shërbimeve dentare.

Në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimeve dentare, zonja ministre, ti po pranon se ke qenë në dijeni të një vendimi të paligjshëm të marrë në 6 dhjetor, e ke HESHTUR, deri kur reagoi Partia Demokratike, qytetarë e media”, thotë deputeti.

REAGIMI

KUR OGERTA GENJEN PRAPE

Ah moj Ogerta, që duke u përpjekur të dalësh nga gënjeshtra me gënjeshtra të tjera, thjesht zhytesh më thellë!
Me këtë larjen e duarve se përfaqësuesja e ministrisë, nuk paska votuar edhe pse është anëtare, në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimeve dentare, zonja ministre, ti po pranon se ke qenë në dijeni të një vendimi të paligjshëm të marrë në 6 dhjetor, e ke HESHTUR, deri kur reagoi Partia Demokratike, qytetarë e media. Pra, boll me akrobacitë e nisura që dje, për të siguruar një proces verbal mbledhjeje, që ta nxjerrë të larë ministrinë e shëndetësisë, sepse në kushtet kur është bërë një padi në gjykatë, falsifikimi është prishje e provave, e përbën vepër penale.
Përgjigju qytetarëve të cilëve u ke pranuar zyrtarisht me këtë status, se kishe dijeni për vendimin e 6 dhjetorit: përse nuk veprove menjëherë zonja ministre kundër atij vendimi të paligjshëm? Nëse vërtetë sic thua, përfaqësuesja e ministrisë ka qenë kundër, e nuk ka votuar, atëherë përse HESHTE Ogerta Manastirliu përballë këtij vendimi të paligjshëm, që cënon qytetarët e këtij vendi? Po përfaqësuesi tjetër i yti në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku je vetë zonja ministre, kryetare e këshillit administrativ?

Boll me këtë teatër të lënies së përgjegjësisë vetëm tek Nikollë Deda i partisë, ish kandidati për deputet, sot kryetar I Urdhërit të Stomatologut! Sic e thua vetë në statusin tënd, ke pasur dijeni zonja ministre! Se përse nuk ke vepruar, por ke heshtur, këtë mund t’ia sqarosh edhe gjykatës, përvecse qytetarëve!

KUR OGERTA GENJEN PRAPE Ah moj Ogerta, që duke u përpjekur të dalësh nga gënjeshtra me gënjeshtra të tjera, thjesht…

Publiée par Bardh Spahia sur Samedi 26 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY