Aksident në Fushë-Krujë, plagosen të gjithë anëtarët e familjes

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen të gjithë anëtarët e familjes

122
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushkrujë-Tiranë në afërsi të fshatit Larushk.

Nga informacionet e para, mësohet se dy automjete Benz janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë janë plagosur 4 pjesetarë të një familjeje.

Të plagosurit janë Ana, Valbona dhe Xhire Prushi dhe Agim Hajdari të gjithë  anëtarë të së njëjtës familje.

Makina në të cilën udhëtonin të plagosurit është goditur nga një benz që udhëtonte nga tirana në drejtim të Fushkrujës.

Sipas FaxWeb, 4 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumes ku janë jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY