VIDEO/Refuzuan ta veshin për ‘Grammy’, por stilisti i njohur nuk e braktis...

VIDEO/Refuzuan ta veshin për ‘Grammy’, por stilisti i njohur nuk e braktis Bebe Rexhën

102
0
Shares

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha iu përgjigj me anë të një video mesazhi të gjithë stilistëve të cilët refuzuan ta veshin për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Ajo shprehu të gjithë pakënaqsinë e saj lidhur me këtë problem, duke “ngritur zërin” që të fuqizohen femrat e të dashurojnë trupat e tyre.

Mesa duket Bebe nuk do të mbetet dhe për shumë kohë pa një veshje për natën e rëndësishme të muzikës, pasi stilisti i njohur Michael Costello është ofruar publikisht që të punojë me të. Ai ka folur për TMZ duke thënë se: “Nuk i vë faj që është e mërzitur, e kam mikeshë prej shumë kohësh dhe në fakt jam çuditur që nuk ka konaktuar me mua që në fillim sepse do të isha i lumtur të bëja një veshje për të.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY