EMRI/ Kapet në ‘SHKELJE TË RËNDË’, Vjollca Hoxha shkarkon drejtorin e Digitalb,...

EMRI/ Kapet në ‘SHKELJE TË RËNDË’, Vjollca Hoxha shkarkon drejtorin e Digitalb, ja kush e zëvendëson

1092
0
Shares

Vijon “gjuetia e shtrigave” në rrjetin mediatik shqiptar Top Media Group ku së fundi është “prerë koka” e një prej drejtorëve më të rëndësishëm.

Newsbomb.al mëson se është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i shoqërisë Digitalb, Alban Jaho.

Vendimi për shkakrimin e menjëhershëm të Jahos, duket se është marrë “ekskluzivisht” me votat e familjes Hoxha, pasi ndër katër aksionarët që kanë votuar për shkakrimin e tij, tre janë Vjollca, Itan dhe Redia Hoxha.

Në vendimin e mbledhjes së aksionerëve thuhet se motivacioni për shkarkimin e Alban Jahos është shkelja e rëndë dhe flagrante e detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës. Shkarkimi është kërkuar nga Vjollca Hoxha.

“Zoti Alban Jaho detyrohet që brenda ditës së sotme, t’ia dorëzojë nëpërmjet një procesverbali ambientet dhe mjetet e punës, si dhe të gjithë dokumentacionin shkresor dhe elektronik të administrimit të veprimtarisë së shoqërisë znj. Vjollca Hoxha dhe z. Arben Taipi”, thuhet në vendimin e siguruar nga Newsbomb.al.

Postin e administratorit të përkohshëm të Digitalb do ta mbajë Arben Taipi dhe Vjollca Hoxha /Newsbomb.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY