Vizita e papritur e Ramës në Elbasan, deputeti ironizon: Hajde ha një...

Vizita e papritur e Ramës në Elbasan, deputeti ironizon: Hajde ha një “peshk” të bardhë

259
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Elbasan, e cila në fakt nuk ishte njoftuar më parë publikisht.

Lidhur me këtë, deputeti i PD në këtë qark, Luaçiano Boçi ka reaguar me ironi  duke theksuar se “ky veprim “vjen nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur”.

Deputeti i rendit një sërë mangësish nga të cilat vuan sot Elbasani duke nisur nga kushtet në konvikte, rrugën Tiranë-Elbasan etj ndërkohë që i kujton Ramës të mos harrojë të hajë “peshk” të bardhë se aq e meriton.

Reagimi:

ÇFARË DO RAMA NË ELBASAN?!
Rama na paska surprizuar Elbasanin?!
Me siguri nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur.
Zakonisht e keqja ka këtë formë ardhje.
“Hapi derën”- thonë në Elbasan.
Po çfarë vjen “të inagurojë” ky tipi gjysëm Kryeministër, gjysëm Ministër i jashtëm, në Elbasan?!
Vjen për arritjet historike të papunësisë e të mjerimit që është ulur këmbëkryq në qytetin më të ndotur të Shqipërisë?!
Ndoshta vallë vjen për rrugën Tiranë-Elbasan, për të cilën ke gjashtë vite që mashtron, dredhon e deliron?!
Ndoshta për gjendjen mjerane të konvikteve mesjetare?!
Fotot e video e dëshmojnë qartë gjendjen.
Aaaa po!
Ti Rame po vjen për të inaguruar
shkatërrimin e Universitetit Publik të Elbasanit dhe projektin tënd, për asgjësimin e mësuesisë dhe degëve të tjera e më pas shndërrimin e tij në një Kolegj pa vlerë.
Zero lekë investime ke sjellë për gjashtë vite në këtë Universitet.
Shikoi mirë shifrat, se si në sajë të qeverisë tënde e Ligjit tënd e formulës të pranimit, sot në Universitetin e Elbasanit degët themelore bazë të tij që i dhanë famën e vlerën, janë katandisur në këto shifra:
Gjuhë-Letërsi 14 studentë
Gazetari 27 studentë
Histori-Gjeografi 11 studentë
Gjuhë shqipe frënge 9 studentë
Gjeografi gjuhë italiane 0 (e mbyllur)
Histori gjuhë gjermane 0 (e mbyllur)
Gjermanisht 0 (e mbyllur)
Italisht 0 (e mbyllur)
Frengjisht 0 (e mbyllur)
Matematikë 9 studentë
Bio-Kimi 13 studentë
Kjo është e vërteta e arritjeve të tua.
Mos u mundo të pllaquritesh në ato monologjet e tua të pështira, për të mashtruar me pakte sakate studentet e pedagogët, sepse ti je tipi Kryeministër që ke prerë në besë e në shpresë studentët, qytetarët, fermerët, biznesin.
Hajde ha një “peshk” të bardhë në Labinot se aq meriton!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY