Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike, ja zonat

Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike, ja zonat

71
0
Shares

Disa zona të kryeqytetit do të kenë mungesë të energjisë elektrike si pasojë e punimever për instalimin e rrjetit të ri.

OSHEE njofton se janë disa lagje si më poshtë:

NJOFTIMI I PLOTË

Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe planit të investimeve, aktualisht në dy zona të Tiranës është duke u punuar për instalimin e rrjetit të ri. 

Konkretisht, te kabina “Partizani 3” po vendoset një transformator i ri, dhe zona pa energji elektrike është një pjesë e rrugës “Muhamet Gjollesha” dhe ish-21 Dhjetori.
Tjetër proces pune po zhvillohet te kabina “Vasil Shanto 10”, dhe pa energjia elektrike jane pjesërisht zonat pranë rrugëve “Aleks Buda”, “Nikollë Kaçori” dhe “Irfan Tomini”.
Punimet do të zgjasin deri në orën 14:00.

OSHEE kërkon mirëkuptimin e abonentëve për shqetësimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY