Kotzias nxjerr të tjera detaje nga marrëveshja me Bushatin: Kishte përplasje Rama-Meta

Kotzias nxjerr të tjera detaje nga marrëveshja me Bushatin: Kishte përplasje Rama-Meta

98
0
Shares

Ish-ministri grek Nikos Kotzias ka bërë disa deklarata të tjera të forta përsa i përket largimit të Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të jashtëm të Shqipërisë.

Duke e vlerësuar gjithmonë rolin e tij, Kotzias thotë se  marrëveshja mes tij dhe Bushatit do të ishte mbyllur, në rast se në vendin tonë do të funksiononte Gjykata Kushtetuese.

Në përgjigje të një komenti nga një qytetare, dërguar gjatë një interviste në radion “Neës24/7”, lidhur me gjendjen e luftës me Shqipërinë që zgjat prej 75 vitesh, Kotzias deklaroi se për këtë çështje  nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratonte zgidhjen e propozuar.

“Siç di – tani ka disa lëvizje, të shohim – Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm dy. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramës dhe Metës. Ajo që është e trishtë, do të thoja, është se Bushati nuk do të jetë më ministër i Jashtëm i Shqipërisë, për arsye që mund t’i diskutojmë në një intervistë tjetër”, tha më tej Kotzias.

Kotzias thotë se që të dy kishin mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë,ndërkohë që sot nuk janë më në ministri.

“Më lejoni t’iu them një lajm. Më 15- 16 mars, Departamenti i Studimeve Europiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut do të zhvillojë një seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të 4 viteve të fundit. Ditmir Bushati është midis njerëzve që do të më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”, tha Kotzias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY