Kontroll i befasishëm, zbulohet lokali i basteve në Elbasan

Kontroll i befasishëm, zbulohet lokali i basteve në Elbasan

85
0
Shares

Policia e Elbasanit, ka ushtruar kontrolle të befasishme në qytet për të zbuluar nëse ka ende subjekte që ushtrojnë aktivitet me lojërat e fatit.

Së fundmi, ata kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një monitor dhe një njësi.

Sipas policisë, është proceduar penalisht pronari i një subjekti shtetasi L. Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e Qarkut.

”Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Digjital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY