Goditet banda në Itali, kapen 558 kg drogë, 11 në pranga

Goditet banda në Itali, kapen 558 kg drogë, 11 në pranga

85
0
Shares

Nga një superaksion i madh i policisë italiane janë sekuestruar 520 kilograme marijuanë dhe 18 kilograme kokainë.

Sipas mediave italiane, janë arrestuar  11 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Thuhet se truri i këtij grupi trafikantësh ishte një shqiptar me banim në qytetin Prato, ndërsa një nga të arrestuarit rezulton i lidhur më mafian kalabreze Ndrangheta.

Trafiku ndërkombëtar i goditur bëhej me anë të autobusëve të linjës që manaxhonte një shoqëri milaneze dhe që udhëtonte në itinerarin Holandë-Belgjikë-Milano.

Droga, sidomos kokaina, fshihej në një hapësirë poshtë shkallëve të brendshme të autobusit me dy kate dhe që ishte e aksesueshme vetëm përmes procedurave të ndërlikuara elektronike.

Droga transportohej bashkë me pasagjerët e rregullt të linjës. Hetimet, të koordinuara nga zëvendësprokurori i Firences, Giulio Monferini, kanë individualizuar si kapo të organizatës një shqiptar me banim në Prato, të cilit i referoheshin të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të organizatës.

Në hetimin me emrin e koduar ‘Bus Lijnen’ (Linja autobusi, në gjuhën flamande) janë dokumentuar 17 raste transportimi të drogës (që vinte nga Amerika e Jugut) nga Holanda në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY