Shpalli Bashën fajtor, gjyqtari nuk ka kaluar ende Vetingun

Shpalli Bashën fajtor, gjyqtari nuk ka kaluar ende Vetingun

136
0
Shares

Gjykata e Tiranës, ditën e sotme, vendosi të dënojë me gjobë Lulzim Bashën me 50 mijë lekë për shpifje ndaj Tualant Ballës për çështjen e Toyota  Yaris.

Vendimi do të ankimohet, kështu deklaruan këshilltarët ligjorë të PD. Por kush ishte prapa këtij vendimi?

Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha ishte ai që ka marrë sot vendimin, duke e  shpallur Bashën fajtor për akuzën e shpifjes.

Problemi me gjyqtarin Gerd Hoxha është që ai  ende nuk e ka kaluar procesin e Vetingut. Hoxha ka realizuar vetëm procesin e seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që vendimi për të nuk është marrë ende.

E gjithë padia e ngritur ndaj Bashës, ishte për shkak se kreu i opozitës, ishte i pari që denoncoi në Parlament kapjen e 3.4 milionë eurove të fshehura në automjetin Toyota Yaris duke akuzuar Taulant Ballën si porositësin e kësaj ngarkese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY