LETRA/Skandali me DH Albania, kërkohet shkarkimi i kreut të OST-së

LETRA/Skandali me DH Albania, kërkohet shkarkimi i kreut të OST-së

100
0
Shares

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku sërish ka njoftuar një tjetër  vendim që lidhet me zhvillimet e fundit.

Ajo ka çuar në Bordin e OST kërkesën për shkarkimin e kreut të OST pas skandalit të “DH Albania”. Bëhet fjalë për Klodian Gradecin, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ku pritet të emërohet në vend të tij Skerdi Drenova.

Gradeci ka konfirmuar se i ka paraqitur dorëheqjen për arsye personale Ministres Belinda Balluku.

Vendimi është marrë  nga ministria e re e Infrastrukturës pas skandalit të kompanisë fantazmë DH Albania , e cila kishte fituar një tender nga OST disa muaj më parë, me dokumenta të falsifikuara. “DH Albania”, një kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Tenderi është anuluar.

Ndërkohë që me vonë skandalet u thelluan me kompaninë Dunwell Haberman,  që me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, ne emisionin “Të paekspozuarit”.

LETRA
Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA
I nderuar Z.Kryetar,

Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.

Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë “OST” sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.

Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.

Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY