Cristiano Ronaldo e detyron Marcelon t’i bashkohet Juventusit

Cristiano Ronaldo e detyron Marcelon t’i bashkohet Juventusit

66
0
Shares

Cristiano Ronaldo nuk dorëzohet, këmbëngul për ta bindur Marcelon t’i bashkohet atij në Juventus, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.

Që prej se portugezi kaloi në Juventus verën e kaluar, ndër fiksimet e tij ka qenë ta bindë brazilianin 30-vjeçar t’i ndjekë hapat e tij dhe të kalojë në Serie A, përcjell Gazeta Express.

Ronaldo dhe Marcelo janë miq të ngushtë dhe komunikojnë vazhdimisht. Ata flasin rregullisht dhe në ato biseda, siç mëson AS, Cristiano i flet mbrojtësit të majtë me një ton për ta bindur t’i bashkohet atij në Juventus.

Së pari, para disa muajsh, Marcelo nuk e kishte menduar këtë mundësi. Në shtator të 2017-es, nënkapiteni i Real Madridit e ripërtëriu kontratën me klubin deri më 2022 dhe tha me bindje se Madridi është shtëpia e tij e dytë dhe se do të dëshironte ta mbaronte karrierën pikërisht aty.

Megjithatë, ndodhitë e kohëve të fundit mund ta bëjnë brazilianin ta ndryshojë mendjen. Solari e ka lënë atë jashtë formacionit startues në dy ndeshjet e fundit, e as nuk e funti në lojë nga stoli. Ai madje është kritikuar nga tifozët në ndeshje kundër Real Sociedadit.

Kjo e ka prekur Marcelon dhe i ka dhënë shpresë Cristianos, i cili ende është i vendosur të ribashkohet me brazilianin në Torino. /Gazeta Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY