Korça si në “mesjetë”, mungon energjia elektrike në disa fshatra

Korça si në “mesjetë”, mungon energjia elektrike në disa fshatra

93
0
Shares

Temperatura aktuale në qarkun e Korçës është 2 gradë C, njoftoi Prefektura në orën 9:40. Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Në pjesë të veçanta të rrugëve nga firmat kontraktore ka vazhduar kriposja.

Në segmentet rrugore rurale deri në qëndrat e njësive administrative të zonave malore, qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.

Energjia elektrike është ndërprerë në disa fshatra të zonës së Mirasit si, Çetë, Qytezë, Sinicë dhe Arzë dhe në zonën e Liqenasit. Po punohet pëe riparimin e defekteve.

Nga D.M.R po vazhdon puna për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve në fshatin Shulin.

Parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë i vranët në të gjithe territorin e qarkut, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë në drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi 1-6 m/sec.

Temperatura minimale pritet të jetë 1 gradë C dhe ajo maksimale 7 gradë C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY