Arrestimet e biznesmenëve për evazion, Rama: Ju gjen belaja, mos luani me...

Arrestimet e biznesmenëve për evazion, Rama: Ju gjen belaja, mos luani me taksat

323
0
Shares

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili asnjëherë nuk vonon të flase në vend të institucioneve.

Pak më herët njoftuam për arrestimin e 13 personave dhe shpalljen në kërkim të 12 të tjerëve, në kuadër të një operacioni që po godet një skemë mashtrimi me ribursimin e tvsh-së.

Prokuroria dhe Policia ende nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë, ndërkohë që informacionet vijnë nga gazetarët nga burimet e tyre.

Kryeministri Edi Rama është treguar i nxituar dhe nuk ka pritur reagimin zyrtar të këtyre institucioneve.

Kështu ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’. Rama kërkon që të mos luhet me taksat sepse në të kundërt biznesmenët do i gjejë belaja.

Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY