FOTO/Kapet 2 mln euro drogë e fshehur në garazh, arrestohet shqiptari

FOTO/Kapet 2 mln euro drogë e fshehur në garazh, arrestohet shqiptari

106
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar i cili u kap menjë sasi të madhe droge. Në pranga të policisë është vënë një shqiptar, i cili  u arrestua gjatë natës në Livorno të Italisë.

Shqiptari e kishte fshehur sasinë e madhe të kanabisit në garazhin e tij. Mësohet se vlera e drogës mbërrin në 2 milionë euro dhe ishte e ndarë në pako dhe e gatshme për tu shitur.

Mediat italiane shkruajnë se droga është zbuluar pas raportimit të një qytetari përmes aplikacionit ‘Youpol’, i cili lejon përdoruesit të bashkëpunojnë me policinë duke dërguar raporte për krime të ndryshme.

Qytetari, i cili denoncoi tha se kishte vënë re një person të armatosur me armë në një makinë gri, në një lagje të veçantë të qytetit toskan. Pas kësaj, policia vendosi të kryejë patrullime të plota, derisa arriti në gjurmët e shqiptarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY