Zbulohen skema se si u vra shqiptari në burgun grek, u qëllua...

Zbulohen skema se si u vra shqiptari në burgun grek, u qëllua 17 herë

196
0
Shares

Shqiptari i vrarë në burgun grek Arbër Bako nga një shqiptar tjetër dhe një grek, ka plot 17 plagë në turp.

Ai është qëlluar me thikë në qafë dhe në gjoks dhe autori është i burgosuri shqiptar, ndërsa 24 vjeçari grek është bashkëpunëtor.

Mediat greke shkruajnë se dy autorët kanë dënime të gjata në burg.

Arben Baku, i cili ishte i njohur si “Tamtakos” sapo ishte transferuar në burgun e Korydallos, ku pritej të niste procesi gjyqësor për vrasjen e Zafiropoulos.

Siç është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut, viktima dhe autori ishin ulur në një nga stolat në repartin e 5-të burgut, ku ka pasur mosmarrëveshje midis tyre të shoqëruara me të bërtitura dhe papritmas i burgosuri grek e kap atë pas shpine, duke i mbajtur duart.

Në të njëjtën kohë, i burgosuri tjetër shqiptar nxjerr një thikë të improvizuar duke e goditur në mënyrë të njëpasnjëshme në qafë dhe gjoks, duke e vrarë në vend.

Besohet se mosmarrëveshjet midis dy shqiptarëve lidhen me vrasjen e avokatit grek.

Vrasja e Bakut ka të bëjë me hakmarrje në bazë të luftës së përgjakshme të pashpallur të “godfathers” të natës.

Përveç kësaj, Baku në maj 2017 ishte përpjekur për të vrarë brenda burgut një të burgosur tjetër në këmbim të parave nga një tjetër i burgosur që kishte mosmarrëveshje me një grek.

Përpjekja që nuk rezultoi e suksesshme shkaktoi armiqësi midis Bakut dhe porositësit, pasi shqiptari i kërkoi të gjitha paratë për “kontratën e vrasjes”, ndërsa porositësi refuzoi për shkak se “misioni” nuk kishte përfunduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY