Shkrumbohet banesa në Memaliaj, zjarrëfikësja mbërrin 1 orë me vonesë

Shkrumbohet banesa në Memaliaj, zjarrëfikësja mbërrin 1 orë me vonesë

55
0
Shares
Foto Ilustruese

Një banesë në Memaliaj u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme. Nga informacionet e para mësohet se vetëm një nga tre dhomat e banesës ka arritur të shpëtohet.

Shkak është bërë një prizë treshe e cila kishte bërë mas.

Të zotët e shtëpisë kishin lënë lavatriçen në punë, e cila furnizohej me energji nga një prizë treshe që ndodhej në dysheme. Priza ka bërë masë dhe fillimisht ka marrë flakë tapeti e më pas zjarri është përhapur në banesë.

Gjithashtu, sipas familjarëve, zjarrëfikësja u vonua rreth 1 orë. Sipas tyre, ajo ka bërë 7 km rrugë e ka përshkuar për 1 orë për të shkuar në vendin e ngjarjes, ku gjithçka ishte djegur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY