Helikopteri në Theth për të shpëtuar mësuesit

Helikopteri në Theth për të shpëtuar mësuesit

69
0
Shares

Një helicopter i Forcës Ajore është nisur drejt Thethit e Shalës për evakuimin e 8 mësuesve te bllokuar në atë zonë.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, bën me dije Ministria e Mbrojtjes

Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.

Mësuesit ndodhen të bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.

Ndërkohë mësohet se 14 familje janë të izoluara nga dëbora në Zall Dardhë të Dibrës mes të cilëve një 50-vjeçar ka nevojë për ndihmë mjekësore. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Islam Hoxha, i cili sipas familjarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të afërmit e tij kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të marrë 50-vjeçarin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY