Burg për gjyqtarin nga Fieri që kërkonte favore seksuale

Ndaje

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të lerë në burg gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në aferën korruptive të publikuar në një emision investigativ.

Mecani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, kërkon para dhe ndërkohë i kërkon seks nënës së divorcuar.

Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë. Gjyqtari akuzohet për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’. Po ashtu  mbi gjyqtarin rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.

Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera  për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Prokuroria regjistroi sot procedim penal  pas publikimit të videos në emisionin investigativ STOP, ku gjyqtari Roland Hysi merr 500 euro  rryshfet dhe i kërkon favore seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje