Vasili: Rama shkollëpak, viktimë e injorancës së vet dhe dashurisë për librat e Cakës

Ndaje

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar gjuhën e ashpër dhe ofenduese të përdorur sot nga kryeministri Edi Rama, pas mosdekretimit të Genti Cakës në rolin e ministrit të Jashtëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama është viktimë e injorancës. Sipas tij Rama me modelin Caka tregoi edhe njëherë para shqiptarëve modelin e tij klientelist dhe ordiner të qeverisë.

POSTIMI I VASILIT:

Edi Rama shkollepak, viktime e injorances se vet dhe dashurise per librat e Cakës !!!

I budallepsur nga injoranca e tij dhe nga dashuria e pafund per librat e Gent Cakës, edi rama gasjasi sot tere dynjane me konvulsionet e shkollepakesise se tij.

I trashe juridikisht,i pagdhendur etikisht dhe provincial shteterisht,sot edi rama i lau duart nga autoriteti i kryeministrit duke u shnderruar thjesht ne nje ordiner, qe ja ka zili edhe dinjitetit te Ver Llapës,qe se paku di ç’kerkon.

Me gjuhe te trashur,me mendim te çoroditur,me sjellje vulgare,me nje banalitet kuterbues, edi rama eshte sot nje model per tu perbuzur.

Perfaqesues i projekteve politike me te erreta dhe shperdorimit mafioz ekonomik te pushtetit,sot edi rama me propozimin e gent cakes deshmoi modelin e lige klientelist dhe antishqiptar te tij,nje model i urryer anti atdhe.

Sot refuzimi i Cakes ishte refuzimi i ketij modeli ndyre te te ulur abuzivisht ne karrigen e kryeministrit te shqiperise,por edhe per fare pak kohë….

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje