FOTO/Aksidentohet këngëtari shqiptar, shpëton mrekullisht: Kuptova që fama e pasuria nuk janë...

FOTO/Aksidentohet këngëtari shqiptar, shpëton mrekullisht: Kuptova që fama e pasuria nuk janë asgjë

105
0
Shares

Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Rexha i shpëtoi mrekullisht një aksidenti me makinë. Ai po udhëtonte bashkë me familjen e tij për në Zvicër.

Makina e tij ka rrëshqitur si pasojë e ngricës dhe borës në rrugë duke marrë dëmtime. Fatmirësisht, familja e tij është shumë mirë.

Në një reagim në rrjetet sociale, këngëtari publikon fotot e makinës së përplasur në barrierat anësore dhe tregon se çfarë ka përjetuar:

“Oh Zot faleminderit që shpëtova familjen dhe vetën! Një aksident pësova sot në mëngjes, rrugës për Zvicër dhe falë zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra. Sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera që sot sigurt do humbja veten dhe familjen.
Nuk kishte asgjë më keq kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zërin e djalit tim të vogël Aliun dhe me tha që jam mirë, oh zot faleminderit, faleminderit faleminderit , ti je mëshirues meshirbërës”, shkruan këngëtari nga Kosova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY