VIDEO/ Protestat në Francë, ish-boksieri grushte mbi policinë

VIDEO/ Protestat në Francë, ish-boksieri grushte mbi policinë

214
0
Shares

Jelekët e verdhë sërish në rrugët e Parisit.

Protestues nga e gjitha Franca janë rikthyer sërish në protesta kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, ku mes tyre ishte dhe një ish-boksier profesionist. Bëhet fjalë për Christophe Dettinger, i cili në urën Leopold-Sédar-Senghor  dha leksione boksi për të pranishmit, ku grushtoi mbi policinë.

Dominimi i tij ishte i frikshëm, duke bërë që 4 policët, njëri prej të cilit ishte pikasur si rival nga Dettinger u zbrapsën pas. Video u bë virale, ndërsa Dettinger u cilësua nga shumë qytetar si hero i lëvizjes.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Ministrit të brendshëm francez, Christophe Castaner që e përshkroi sulmin si “frikacak dhe të patolerueshëm” dhe kontaktoi prokurorin publik për të hapur një hetim mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY