Kotzias: Bushati u largua se ishte kundër Ramës për ndryshimin e kufijve...

Kotzias: Bushati u largua se ishte kundër Ramës për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

63
0
Shares

Ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë disa deklarata të forta përsa i përket largimit të Ditmir Bushati nga qeveria Rama.

Duke vlerësuar figurën dhe rolin e tij përsa kohë ishte në këtë post, Kotzias ka komentuar dhe arsyen e largimit dhe sipas tij të vërtetën. Kotzias deklaroi në një intervistë se Bushati u largua nga Rama pasi ishte kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ditmir Bushati për mendimin tim nuk u largua sepse ishte shumë vite në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës, dmth ishte kundër ndryshimit të kufirit dhe e dyta sepse kishim bërë këtë përpjekjen për një paketë marrëveshje.

Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese të certifikojë reformat e kryera në një sërë çështjesh. Nuk arritëm periudhën e verës sepse u shpërbë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, nuk kishte lidhje me ne vonesa. Problemi i dytë, ka të bëjë me Greqinë. E kam informuar kryeministrin Cipras me detaje. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë, është shprehur ai.

Pyetjes së gazetarit nëse ka frikë nga një Shqipëri e Madhe e mundshme, Kotzias i është përgjigjur: Nuk kam frikë për një Shqipëri të Madhe për sa kohë ne nuk jemi pa mend dhe për sa kohë kemi iniciativa dhe zgjidhim ne problemet e rajonit.

Këto deklarata ish-ministri i bëri në një intervistë, teksa nuk harroi të përmendte se trajtimi i çështjeve me diplomaci dhe jo zënka të rëndomta vlerësohet gjithnjë më shumë në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY