FOTO/ Sidrit Bejleri rrëfehet për humbjen e dhimbshme të së bijës 19...

FOTO/ Sidrit Bejleri rrëfehet për humbjen e dhimbshme të së bijës 19 muajshe

1174
0
Shares

Arbana Osmani është rikthyer sërish në ekranin e Top Channel me ‘’Dua të të bëj të lumtur’’. Ashtu si në dy sezonet e mëparshme, programi ka dhuruar emocione të forta për publikun në studio, por edhe teleshikuesit. Historia e parë që hapi siparin ishte ajo e Fjoralba Dedej, e cila kishte ftuar mamanë e saj. Ajo i kërkonte që të mos hiqte dorë nga të jetuarit dhe ta ndihmonte me fëmijët e saj të vegjël. Zonja Nexhmie kishte humbur djalin e vetëm Eduartin, në një aksident autombolistik. Që nga ajo kohë, kishte humbur të gjitha shpresat dhe gëzimet. Për t’i zbutur sadopak dhimbjen kësaj nëne, Arbana kishte ftuar këngëtarin e njohur Sidrit Bejleri, i cili ka vuajtur vetë një ngjarje të tillë gati 11 vite më parë.

“Edhe unë kam pasur gati të njëjtën humbje si ti. Ndoshta nuk jemi në të njëjtat pozita, por duhet të bëhesh e fortë e të jetosh për nipërit dhe mbesat e tu. Jeta është një dhuratë dhe duhet shijuar në çdo moment” – i’u drejtua këngëtari Nexhmijes.“Zoti siç ma dha, ashtu edhe ma mori. Aq donte Ai që të jetonte. Unë duhet të jem falenderuese që më la ta shijoja për aq kohë” – tregoi Sidriti më tëj fjalët që bashkëshortja i kishte thënë pas humbjes së të bijës.

 (Sidrit Bejleri me bashkëshorten dhe vajza e tyre Sofi, që u nda nga jeta 19 muajshe)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY