DETAJE/ Aksidenti tragjik, 3 persona humbin jetën, 4 të plagosur në Levan-Tepelenë

DETAJE/ Aksidenti tragjik, 3 persona humbin jetën, 4 të plagosur në Levan-Tepelenë

247
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, ku tre persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Varibok, ku tre persona kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë mendohet të jenë plagosur, në një aksident të shumëfishtë.

Fillimisht një mjet është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi, i cili ishte i ndaluar.

Mësohet se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë nëse ka vdekur njeri në aksident e sapondodhur, po për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën 6 persona, të cilët ishin në këmbë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY