“Befason” Shef Renato, tregon sa pjata ka thyer në emision, dhe nga...

“Befason” Shef Renato, tregon sa pjata ka thyer në emision, dhe nga e mori këtë zakon

133
0
Shares

Hell’s Kitchen mbylli mbrëmë me sukses sezonin e tij të parë. Programi i i cili arriti të tejkalonte dhe pritshmëritë e vetë Renato Mekollit, ka qene shume i disktuar dhe ka nxitur shume reagime sidomos nëpër rrjete sociale.

Për disa kohë “specat”, “qimja” deri te pjatat e thyera u kthyen në meme e batuta nga ndjekësit. Por nëse ndonjëherë keni pyetur veten se sa pjata ka thyer gjithësej “shef Renato” gjate këtij sezoni, kuriozitetin na e ka shuar vetë ai.

Në një shkrim në faqen e tij të web-it, Renato ka zbuluar se ka thyer plot 412 pjata gjatë programit te gatimit. “Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të Hell’s Kitchen: sa pjata u thyen? Kuriozitetin po ua shuaj sot më në fund. Gjatë 12 javëve të HK janë thyer 412 pjata.” -shkruan ai në www.renatomekolli.com.

Më tej, shefi i famshëm i kuzhinës ka treguar edhe se nga e marrë fiksimin e thyerjes së pjatave.

“Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzuket e Greqisë. Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk” -mbyll shkrimin Renato.

Për ta bërë më të qartë panoramemën e gjithë kësaj tradite greke, ai ka postuar ne profilin e tij në Instagram edhe një video, ku shihet duke festuar në një buzuk.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY