Rama në Xing me Ermalin, sociologu: Humoristi që i shërben pushtetit, është...

Rama në Xing me Ermalin, sociologu: Humoristi që i shërben pushtetit, është klloun oborri

414
0
Shares

Sociologu Ergys Mërtiri ka analizuar sjelljen e moderatorit dhe humoristit Ermal Mamaqit, me vendimin e këtij të fundit për të patur protagonist të emisionit Edi Ramën.

Kjo vjen sigurisht pas disa ‘dështimeve’ që Kryeministri Rama ka patur përgjatë kohëve të fundit, ky imazhi i tij mund të thuhet se është në krizë.

Mërtiri ndalet tek funksionet që duhet të kenë humoristët dhe showman-ët me pushtetin.

Sipas tij, një humorist që pranon t’i shërbejë pushtetit është vetëm një klloun oborri.

REAGIMI 

Per te disatin vit rradhazi, Ermal Mamaqi hap dyert e emisionit te tij, duke ia kushtuar hapesiren televizive te festave Edi Rames dhe Erion Velise. Detyra e Mamaqit eshte t’iu coje shqiptareve ne tryeza, kontrabanduar mes humorit banal dhe batutave bajate, fytyrat e padeshiruara te ketyre dy personave, per te zbutur, mes gezimeve, te festes neverine e pergjithshme qe i shoqeron. Mamaqi pranon te behet sapuni qe shkumon zhulin fytyrave te tyre te lyrosura nga korrupsioni.

Ne klipin e emisionit te fundit, Rama paraqitet sikur po shkon tek Mamaqi i detyruar nga kembengulja e tij e paperballueshme, duke mos e lene te qete as ne dush e ne shtrat, me kerkesen per dialog. Ne fakt, eshte Rama i deshperuar per te dale ne emisionin e tij, qofte edhe pa breke, per te zbutur e normalizuar sa te mundet, situaten e menderosur ku ndodhet, ku studentet i kthejne krahet dhe e peshtyjne sa here qe ky i del perpara per dialog. Per kete ai eshte gati te beje cdo lloj marrezie, sepse cdo figure tjeter, sado qesharake, e cliron sado pak nga kjo ku eshte.

Humori, si te gjithe format e tjera te artit eshte dhe duhet te jete gjithmone opozitar me pushtetin. Nje humorist qe pranon ti sherbeje pushtetit eshte vetem nje klloun oborri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY