Kim Kardashian nuk ndalet, nënë për herë të katërt

Kim Kardashian nuk ndalet, nënë për herë të katërt

64
0
Shares

Kim Kardashian dhe Kanye West  kanë vendosur të shtojnë familjen e tyre dhe për këtë gjë do të përdorin një metodë tjetër.

Sipas TMZ, Kim, 38 vjeç dhe Kanye, 41 vjeç, po përdorin një surrogato për të sjellë në jetë një djalë.

Burimet thonë se çiftit i kishte mbetur edhe një embrion i fekonduar dhe supozohej të ndodhte që në muajin maj. Megjithatë nuk mund të përdornin zëvendësuesen e tyre në atë kohë- një grua e martuar në të njëzetat – pasi ajo kishte foshnjën e vet në prag të Krishtlindjes.

Kështu çifti thuhet se ka gjetur një zëvëndësuese për të mbajtur fëmijën.

Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë – vajzën North (5-vjeçare), djalin Saint (3-vjeçar) dhe vajzën Chicago (11 muajshe).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY