DETAJE/13 vjet e lidhur me afganin, shqiptarja u vra nga babai me...

DETAJE/13 vjet e lidhur me afganin, shqiptarja u vra nga babai me shufër hekuri

199
0
Shares

Krimi makabër në Korfuz të Greqisë ka tronditur vendasit por dhe mbarë opinionin publik, pasi babai vrau vajzën e tij 29-vjeçare duke e goditur me shufra hekuri dhe më pas e fshehu në kopësht.

52-vjeçari kreu krimin pasi nuk kishte pranuar lidhjen e gjatë të vajzës me një shtetas afgan.

Çfarë thotë policia?

Policia greke ka qëndruar 7 orë duke marrë në pyetje 52 vjeçarin shqiptar i cili dhe pranoi më vonë vrasjen e të bijës 29 vjeçare.

Gjatë marrjes në pyetje të tij, 52 vjeçari shqiptar iu lut policisë që të bënin diçka për të gjetur vajzën e tij.

“Ju lutem më ndihmoni të gjej fëmijën tim”, mësohet të jetë shprehur derisa më vonë e  pranoi krimin dhe duke rrëfyer dhe vendin ku e kishte varrosur të bijën.

Trupi i viktimës është gjetur dje natën vonë ndërsa vrasja ka ndodhur midis datës 1 dhe 2 janar. Prokuroria greke ka ngritur  akuzën e vrasjes me qëllim ndaj 52 vjeçarit shqiptar.

Familja e 29-vjeçares

Familja shqiptare jetonte prej vitesh në ishullin e Korfuzit. 29 vjeçarja shqiptare Angjelika Pjetro ishte lidhur me një të ri afgan, i cili jetonte gjithashtu në Korfuz prej vitesh.

Burimet thonë se vajza ishte ribashkuar me të atin para 13 vitesh, i cili e kishte marrë në Greqi për një jetë më të mirë. Deri në moshën 15 vjeç, vajza jetonte në Shipëri.

Vajza nuk kishte asnjë kontakt me nënën e 15 vitet e fundit dhe i njeriu i vetëm që e kishte rritur dhe edukuar, ishte babai i saj.

Vajza ishte njohur me të dashurin afgan që në moshën 16 vjeç dhe jetonin të dy bashkë kohët e fundit. Kjo ka sjellë që i ati i saj të revoltohet dhe të kryejë vrasjen makabre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY