VIDEO/Nga skenat në shtrat e deri në dush, Rama bëhet protagonist i...

VIDEO/Nga skenat në shtrat e deri në dush, Rama bëhet protagonist i ‘Xing me Ermalin’

715
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër mënyrë për të rritur popullaritetin e tij, pas goditjeve të fundit që ka marrë gjatë qeverisjes së tij, sidomos muajve të fundit të 2018.

Kur vjen puna për të reklamuar veten e tij për të rritur imazhin pozitiv të tij, Kryeministri gjthmonë ka strategji dhe i hedh ato shumë mirë në zbatim.

Ku më mirë sesa në një show humoristik, do të mund të ‘fitonte’ zemrat e publikut?

Ka zgjedhur Ermal Mamaqin në Xing me Ermalin dhe do të jetë i ftuari i pari i këtij vit. ‘Kur do të flasim’ është slogani që mbizotëroi më së shumti pasi u bë virale që me postimin e kryeministrit në rrjetet sociale referuar studentëve.

Mbase me këtë ‘show’ kryeministri po përpiqet t’iu fitojë zemrat, në mënyrë që të mos dalin në protestë.

Në një promo të publikuar në rrjetet sociale nga ana e moderatorit shihen disa sekuenca nga ajo që do të shfaqet gjatë showt të së shtunës. Rama shihet në momente të  ndryshme të ditës, në shtrat, në zyrë, në dush, ndërsa zëri i Ermal Mamaqit që i thotë ‘’Kur do flasim” jehon në veshët e tij.

https://www.instagram.com/p/BsF4S5LFw9o/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY