Qindra vetë shtrohen në spital, ja në cilin qytet u teprua mbrëmë...

Qindra vetë shtrohen në spital, ja në cilin qytet u teprua mbrëmë me pijen

226
0
Shares

Nata e ndërrimit të viteve shoqërohet tradicionalisht me festime të ‘çmendura’ në lokalet dhe pub-et e qyteteve kryesore.

Epiqendra bëhen të rinjtë, të cilët fillojnë ta teprojnë  dhe me pijet alkoolike. Mund të ishte kryeqyteti apo qytete të tjera të mëdha, por rekordin e pijeve e mban Fieri.

Mësohet se 100 fierakë, ku dominonin mosha të reja janë paraqitur në spitalin e Fierit orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata janë shfaqur në gjendje të dehur dhe me simptoma të intoksikacioni.

Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm shumë nga të rinjtë kanë dalë nga spitali në drejtim të shtëpisë së tyre.

Incidenti tjetër në qytetin e Fierit, ishte dhe plagosja e një 31-vjeçari në këmbë.  Ai nuk tregoi rrethana të ngjarjes pasi rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY