FOTO/PD rendit skandalet: 2018, viti i mashtrimeve të Erion Veliajt

FOTO/PD rendit skandalet: 2018, viti i mashtrimeve të Erion Veliajt

205
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka renditur të gjitha mashtrimet sipas saj, të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në çdo muaj të vitit 2018 ka nga një mashtrim, të cilat e bëjnë Veliajn kryemashtruesin e Tiranës.

Deklarata e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa:

2018-a, viti i vjedhjeve dhe skandaleve të kryemashtruesit të Tiranës, Erion Veliaj

24 dhjetor

Skandali i projektit rezidencial 60 milionë eurosh pranë Unazës së Madhe, të trafikantit Edmond Bego. Veliaj, bashkë me shefin e tij ndryshon planin urbanistik të Tiranës, për të lejuar ndërtime në pronën e tij, dhe devijon rrjedhën e lumit të Lanës, për të mos prekur këtë pronësi.

16 dhjetor

Gjendje e mjerueshme e konvikteve dhe abuzimi me miliona që i bënë menaxhimit Veliaj dhe tre të besuarit e tij.

12 dhjetor

Mashtrimi i Veliajt me Kartën e Studentit për 3 vjet e gjysmë.

30 nëntor

Veliaj takon vëllezër administratorësh, policë bashkiakë, të punësuar të tij, duke i shitur si banorë të Astir-it.

25 nëntor

Mashtrimet me dëmshpërblimet e familjeve që u është prishur shtëpia në Shkozë dhe te Bulevardi i Ri.

20 nëntor

Kryemashtruesi Erion Veliaj sajon protesta imagjinare, për t’i krahasuar ato me protestat e vërteta të banorëve të Astir-it.

11nëntor

Heqja e Shqiponjës pa vendim të Këshillit Bashkiak dhe zhdukja e një monumenti kulture. Disa zgjedhin të nderojnë simbolet kombëtare, ndërsa disa zgjedhin t’i shkulin dhe t’i quajnë vulgare.

4 nëntor

Shpërdorimi i fondeve të Bashkimit Evropian dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore nga Veliaj, në funksion të mafias së ndërtimit, projekti për të bërë rrugë pedonalen Murat Toptani.

31 tetor

Gënjeshtrat e Erion Betonit me banorët e Laprakës. Fusha e sportit, gati për pallate, për llogari të Salillari sh.p.k.

28 tetor

Tenderat, si vjedhje e zakonshme e bashkisë së Veliajt.

Abuzimi me paratë publike është faktuar herë pas here për bashkinë që drejton Erion Betoni. Tenderi i radhës është për blerjen e 10 copë Hoverboard (dyrrotakëve) elektrikë, në funksion të policisë bashkiake.

22 tetor

Kompanitë e bixhozit, klientë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit, me lejen e tyre. 3 kulla në Tiranë nga ish-aksioneri i APEX.

17 tetor

Të gjitha përpjekjet për të shkatërruar Teatrin Kombëtar e heqin me VKM nga kategoria ‘zona të mbrojtura’. Nga sot e kemi godinë pa status, dhe në bazë të planit urbanistik, i hapet rrugë projekteve të ndërtimit që ka Rama dhe Veliaj.

7 tetor

Maratona e parave publike që Veliaj ndan me klientin e tij të preferuar Fusha sh.p.k. Sipas bilanceve zyrtare që vetë Fusha sh.p.k ka dorëzuar në tatime, duket qartë se si janë shumëfishuar të ardhurat nga viti në vit të kësaj kompanie.

30 shtator

Kryebashkiaku Veliaj i jep tenderat në kundërshtim me ligjin mikut të tij, atij që e ka vetëshpallur kryebashkiakun e biçikletës Ened Mato. Me datë 16 gusht 2018, kompania Eco Tirana sh.a, ka realizuar procedurën e prokurimit publik të llojit ‘Kërkesë për propozim’ me objekt: ‘Blerje biçikleta me kosh’ 30 copë, në një vlerë fondi rreth 17 mijë dollarë dhe duke e shpallur fituese të këtij tenderi kompaninë Ecovolis Events.

23 shtator

Video demaskuese e betonizimit të Tiranës dhe e mashtrimeve të Erion Veliajt.

16 shtator

Kulla e radhës që ka dhënë leje Erion Betoni (ai që flet për gjelbërimin) është kufizuese me territorin e institucionit të Presidentit të Republikës, vetëm 5 metra larg saj, në cenim të sigurisë kombëtare.

7 shtator

Kulla mbi 77 metra e lartë, me 24 kate, ngjitur 8 metra larg Sahatit të Tiranës, është masakra dhe klientelizmi i radhës i Erion Betonit.

5 shtator

Pasi mashtroi qytetarët e Tiranës se tek Parku i Liqenit nuk do të ndërtohet, Erion Veliaj ka miratuar planin që provon se tek Parku i Liqenit do të ndërtohet.

19 gusht

Pas çmimeve të paguara dhe fallso që blen vetë lart e poshtë, po i japim Veliajt çmimin e merituar, si ‘Personazhi më shumë i shfaqur në tv-të shqiptare, në sezonin 2017-2018’.

5 gusht

Thelbi i dështimit të Veliajt me ujin në Tiranë: më shumë para të paguara dhe më pak ujë dhe shërbim për qytetarët. Tirana ujë të pijshëm nuk ka, por ujin e pijshëm e paguan me 20 lek/m3 më shumë, që nga korriku i 2017-s. Mister Mashtrimi e miratoi rritjen e ujit në mënyrë të kundërligjshme, me ndërrimin e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.

1 gusht

Veliaj vazhdon të inaugurojë punët e nisura nga Basha, si Pazari i Ri, Bulevardi i Ri.

22 korrik

Tenderi 100 milionësh për veshjet e policëve bashkiakë është një rast flagrant, ku korrupsioni dhe shkelja skandaloze e disa ligjeve bëhet aq hapur, sa çdo qytetar i zakonshëm mund ta kuptojë.

20 korrik

Bashkia e Veliajt jep tenderin për ‘uniformat e Policisë Bashkiake’ një biznesi nën sekuestro ‘Vojsava Zenelaj’, me një të vetëpunësuar!!!

8 korrik

Edhe në Liqenin e Vaqarrit mashtroi në 2015-n që do ta kthente në park turistik si atraksion për turistët, dhe më shumë investime dhe përfitime për banorët e zonës.

23 qershor

Në prill 2017 Veliaj shkoi dhe inauguroi kolektorin që do shpëtonte Njësinë Bashkiake nr.2 nga përmbytjet, e do ndante ujërat e zeza nga të bardhat. Në qershor u përmbyt më shpejt kjo zonë ku janë reklamuar investime nga Veliaj sesa ato që nuk kanë pasur propagandën e investimeve nga bashkia.

10 qershor

Mashtrimi me investimet në Kashar, si park turistik. Veliaj ka prezantuar project për turizëm në Kashar në 2016-n, por në fakt aty ka ndotje uji, mungesë rrugësh, grumbullime mbetjesh dhe asgjë që mund të quhet atraksion.

29 maj

Veliaj le të japë llogari për rrugët e premtuara, por që janë në gjendje të mjerueshme dhe me zero investime nga bashkia. T’i japë llogari Njësisë nr.7 për premtimet e pambajtura për rrugët ‘Elvija Çelebi’, ‘Janaq Paço’ dhe ‘Ferdinand Deda’.

20 maj

Investimet zero në zonat rurale të Tiranës. Veliaj, vetëm propagandë, në Baldushk, njësi administrative e Tiranës, me 14 fshatra dhe rreth 5300 banorë, investimet reale në shërbim të njerëzve mungojnë. 

12 maj

Mashtrimi i Veliajt me çertifikatën e pastërtisë së ujrave të Liqenit të Tiranës, me ëhite flag, safe lake.

6 maj

Erion Velaj, zaptues i hapësirës publike, po mbush Tiranën me kioska. Shfaqjen e bën të bukur si mbrojtës i hapësirave publike, del edhe thotë se trotuari është për të kaluar një nënë me karrocë, një pensionist, një motër, etj. Ndërsa realitetin e ka dhunë ndaj shitësve ambulantë, që dalin në rrugë me një qese gjethe sallatë dhe 5 tufa qepë të njoma dhe nga ana tjetër shtimin e kioskave nëpër trotuaret dhe hapësirat publike të Tiranës.

2 maj

Bashkia Tiranë abuzon, duke i dhënë tenderin ofertuesit më të lartë, me 100 mijë dollarë diferencë nga ofertuesi i dytë. Kjo sepse firma është e Nikolin Jakës, mikut të Veliajt. 100 mijë dollarë më shumë nga taksat tona për klientët e Veliajt.

27 prill

Abuzimi në Tiranë, bashkia i kalon bizneset brenda 10 ditësh, nga të vogla, në të mëdha.

22 prill

Përralla me kafshët ka treguar Veliaj, por realiteti është që kafshët nuk po jetojnë as si kafshë. Premtimi i madh electoral, i përsëritur gjatë daljeve televizive se Kopshti Zoologjik do të ndryshonte dhe do kthehej në një atraksion për Tiranën, por edhe në një habitat normal për të jetuar kafshët.

12 prill

Një mashtrim i rëndomtë, nga ato që i pëlqejnë Erionit. Kronikën e lajmit që mori çmimin nga ‘Komisioni Evropian’ u transmetua nga të gjitha televizionet, pasi ushtria e pr-ve pranë bashkisë Tiranë e shpërndan materialin të gatshëm në email.

9 prill

Shikoni si shkatërrohen rrugët e ndërtuara me bujë të madhe si suksese të Veliajt. Rruga që lidh Farkën me shëtitoren e Liqenit u rikonstruktua nga bashkia me paratë e taksave tona, duke u shitur si një investim që do ndihmonte Farkën në zhvillimin e saj.

1 prill

Dështimi i qëllimshëm i diferencimit të mbetjeve nga bashkia Tiranë për t’i hapur rrugën planit korruptiv dhe klientelist me inceneratorët. Në vitin 2016 u krijua shoqëria tregtare Eco Tirana sh.a, me pronësi 51% bashkinë e Tiranës, me object mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, fillimisht në zonën brenda Unazës, Tirana1 dhe Brenda 18 muajve në të gjithë territorin e Tiranës.

25 mars

Pista e vrapit ‘për t’ja futur vrapit’ nga frika mos dëmtohesh rëndë. Një pistë vrapi kemi sot në natyrë dhe kjo është e Liqenit Artificial. Edhe kampione si Luiza Gega aty gjenin mundësinë për t’u stërvitur.

11 mars

Fëmijëve ju duhen më shumë këndet e lojrave sesa fotot me Erion Veliajn. Amortizim dhe shkatërrim i këndeve të lojrave nëpër lagjet e Tiranës. Paratë e mirëmbajtjes nuk dihen ku shkojnë.

4 mars

Bilanci i fëmijëve me parqet e lojërave për fëmijë: Gjeti një park të madh dhe ka aktualisht gjysëm parku të shkatërruar.

25 shkurt

Mashtrimet e Erion Veliajt (Betonit) në lidhje me transportin publik në Tiranë. Mbasi rriti çmimin e biletës së transportit public me 10 lekë në 30 dhjetor 2015, Veliaj nisi një fushatë mediatike për të justifikuar këtë vendim, me ndryshimet e mëdha cilësore që do ndodhnin në shërbimin urban në Tiranë.

18 shkurt

Një mashtrim i radhës i Erion Betonit. Farsa në kurriz të komunitetit rom, me qëllim propagandën e ‘heroit’ Veliaj, kur familjet jetojnë në tenda, ai thotë që është i vetmi vend në Evropë që ata kanë të gjithë banesa sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY