Dielli po shkëlqen më pak, në 2019 rrezikojmë të futemi në epokën...

Dielli po shkëlqen më pak, në 2019 rrezikojmë të futemi në epokën e re të akullt

472
0
Shares

Disa imazhe të publikuara nga NASA kanë shkaktuar shqetësimin se Toka mund të përjetojë një epokë akullore duke filluar që me vitin 2019.

Fotot tregojnë se si pikat e diellit janë duke u zhdukur, me sipërfaqe normalisht të paqëndrueshme. Sipas DailyStar, kjo është hera e katërt në të cilën po konstatohet nga ekspertët  se aktiviteti diellor po bie më shpejt se çdo herë në 10,000 vitet e fundit.

Kjo reduktim i madh i aktivitetit të diellit mund të nënkuptojë se Toka është gati për të hyrë në një fazë të ftohtë.

Hera e fundit ku pikat e diellit u zhdukën në një shkallë të tillë të shpejtë dhe shënuan ‘epokën e akullnajave’ ishin në shekullin e 15-të.

Meteorologu Paul Dorian beson se kjo rënie  në aktivitetin diellor mund të jetë një shenjë që po vjen një tjetër epokë akulli.

Ai tha:

Është e sigurt të thuhet se aktiviteti i dobët diellor për një periudhë të zgjatur kohe mund të ketë një ndikim ftohës në troposferën, pjesën më të ulët të atmosferës së Tokës – ku ne të gjithë jetojmë.

Pikëpamjet e Dorian mbështeten nga hulumtimi i kryesuar nga Profesorja Valentina Zharkov e Universitetit Northumbria duke sugjeruar se një valë e ftohtë do të godasë Tokën në mes të viteve 2020 dhe 2050.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY