2019 u prit me kallash në këtë zonë të Shqipërisë

2019 u prit me kallash në këtë zonë të Shqipërisë

1159
0
Shares

Shqiptarët i hapën dyert për 2019 ku disa zgjodhën të festojnë jashtë, disa në familje me sofrën shtruar e disa të tjerë zgjedhin mënyra të tjera për të festuar.

Me të trokitur 2019, në Kurbin nisën edhe të shtënat e para me arme automatike.

Ndryshe nga vitet e tjera në këtë rreth ka pasur më pak fishekzjarre, por që çuditërisht të shtëna me arme janë dëgjuar në Sanxhak, Mal Bardhë, Fushë Kuqe.

Fatmirësisht kjo nuk ka sjellë të lënduar, pasi nga herët e tjera kemi dëgjuar që raste të tilla shoqërohen me viktima.

Një vit më parë po në Sanxhak, si rezultat i festimit me kallashnikov mbeti nje i vdekur, në momentin që ai kishte dalë të ndizte fishekzjarret në tarracën e shtëpisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY