2019 nis me ngrica dhe temperatura nën zero

Ndaje

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po ifluencon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot relativisht të qëndrueshëm.

E Martë 01 Janar 2019

Dita e Martë dt 01 Janar 2019  moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE)  me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore           -2/3°C
Zonat e  ulëta           0/13°C
Zonat  bregdetare    5/13°C

E Mërkurë 02 Janar 2019

Dita e Mërkurë dt 02 Janar 2019  masa ajri të ftotha arktike do të afroehn nëvendin tonë, moti do të jetë me vranësira rreshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë rreshje shiu. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore           -4/2°C
Zonat e  ulëta           1/11°C
Zonat  bregdetare    4/11°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje