Viti i Ri, 5 këshilla të thjeshta dhe njerëzore për gratë, burrat...

Viti i Ri, 5 këshilla të thjeshta dhe njerëzore për gratë, burrat e të rinjtë

143
0
Shares

5 këshilla të thjeshta dhe njerëzore  për gratë, burrat, e të rinjtë për Vitin e Ri sepse na mbyten shkrimet politiko- akademike, të mençurit dhe politikanët me urime e shkrime të “detajuara” ndaj jemi kaq mirë ne si komb që gjysma janë pa kafshatën e bukës këtë fundvit (Migjeni është shumë aktual).

1- Mos grumbulloni shumë gjëra në shtëpi se kjo sjell: lodhje, tejngopje, shpenzim pa bereqet dhe stres.

Papa Françesku për Krishtlindje tha festat janë për ti ndarë ushqimet me të pamundurit.

2-Mos bëni shumë gatime: sallatë, supë, pak gjel deti me bukë misri meqenëse ka mbetur tradita e Vitit të ri, sepse lodheni, shtoni ca kilogramë që nuk ju duhen tashmë dhe pushime ka pak nga shteti dhe privati. Psikologjikisht dhe nga ana mjekësore ushqimi i tepërt ka efekte negative në një pjesë të qelizave trupore dhe nervore…

3- Mos u ankoni se keni pak para për fundvit. Shtresa e mesme e shoqërisë. Se larg qoftë të (pasurit nuk kanë kohë të dhurojnë)  duhet medeomos të japin një gjë nga vetja e tyre qoftë para ushqime veshmbathje apo sende shtëpie të cilat mund ti hyjnë në punë atij që nuk ka fare se mbushni shtëpinë e një njeriu në nevojë dhe shpirtin tuaj me këtë rast.

4-Jepni vëmendje njëri- tjetrit dhe kujdes të veçantë në ditët e festave pasi kjo vlen më shumë se dhjetë pjata ushqim të gatuara nga gratë dhe të lodhura deri në palcë kur shtrojnë tavolinën e datës 31 dhjetor.

5- Ju të rinj lini njëherë në vit celularët menjëanë, bashkohuni në biseda me familjarët, pyetini ata a lodhen, mërziten në punët e përditshme, a kanë shqetësime shëndetësore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY