Deputeti: Elbasani ‘i bukur’ është shndërruar në qytetin e masakrave

Deputeti: Elbasani ‘i bukur’ është shndërruar në qytetin e masakrave

130
0
Shares

Deputeti i PD, Luçiano Boçi në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se qyteti i Elbasanit është kthyer nga një qytet i bukur, në një qytet  me masakra, vrasjesh, prishjes pazaresh dhe sherresh ekstreme.

Boçi shkruan se Elbasani ka nevojë ti rikthehet qyteti.

REAGIMI I PLOTË

Elbasan “i bukur”, Elbasan…

Masakra e prag vitit të ri në Elbasan zgjoi interesin mediatik të vendit, por akoma jo reagimin e një qyteti që fle e zgjohet me “muhabete” vrasjesh, prishjesh pazaresh, sherresh ekstreme.
Kjo ndodh sepse vrasjet në Elbasan prej 5 vitesh, janë shndërruar në një ritual pa të cilin ditët nuk ndjekin dot njëra tjetrën.
Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave.
Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës.
Policia me urdhrin e politikës, sa kësaj të fundit nuk i prekin votat, rri e vështron kërleshjen e jetëve që këputen në breshëritë e kallashnikovëve.
Vullneti i munguar politik e ka mbyllur atë “në kazermë”.
Jetët tashmë këtu quhen hesape.
Interesat milionëshe emërtohen sherre.
Gjobvëniet shihen si taksa.
Qyteti ndërkohë zhytet cdo ditë e më shumë në një varfëri skllavëruese të shpirtit të protestës.
Por ditët e reagimit po afrohen…
Elbasani kërkon t’i rikthehet qyteti!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY