Vrasja e 17-vjeçares, apeli i Dom Gjergj Metës: Mos vrisni dy herë

Vrasja e 17-vjeçares, apeli i Dom Gjergj Metës: Mos vrisni dy herë

81
0
Shares

Arqipeshkvi i Mirditës Don Gjergj Meta ka një apel të rëndësishëm.

Në një reagim për vrasjen e vajzës 17 vjeçare në Laprakë, Dom Gjergji apelon për më shumë kujdes në bërjen publike të të dhënave për familjen e saj, pasi sipas tij gazetarët nuk e njohin dhe shumë mirë të vërtetën duke rrezikuar të përhapin Fake News.

Duke qënë vetë nga Mirdita, dhe meqënse familja ishte mirditore por me banim në  Tiranë, ai shkruan për të qëndruar drejt të vërtetës dhe duke ruajtuar ndjeshmërinë përpara klikimeve.

Reagimi i Dom Gjergj Metës

Tragjedia e vajzës së vrarë mbrëmë na ka prekur të gjithëve. Vetëm 17 vjeç dhe me shumë dëshirë për të jetuar si të gjitha bashkmoshataret e saj. Informacioni është një e drejtë, por…

…mos ia vdisni nënën se e ka gjallë e as të atin mos e bëni me faj duke gënjyer se është larguar. Janë një familje normale e Shqipërisë dhe Mirditës tonë që janë larguar nga Kurbneshi për një jetë më të mirë në Tiranë ashtu si mijëra familje që nuk shohin një të ardhme aty.

Iliri dhe Drita janë prindërit e vajzës së vrarë dhe janë bashkë. Verifikoni përpara se të shkruani të dashur gazetarë. Mos vrisni dy herë. Respektoni familjen dhe dhimbjen e tyre. Mos ushqeni thashethemin e kureshtarëve epshorë vetëm për pak klikime duke thënë gjëra të pavërteta.

Pushofsh në paqe Griselda e Zoti i dhashtë forcë familjes!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY