Paloka: Ish-emigranti ndalon protestën, ka frikë se as shqiptarët e Diasporës nuk...

Paloka: Ish-emigranti ndalon protestën, ka frikë se as shqiptarët e Diasporës nuk i ble dot

172
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike,  Edi Paloka, ka reaguar gjithashtu pas vendimit për të mos i dhënë lejë shqiptarëve të Diasporës për të zhvilluar protestën para Kryeministrisë.

Në një reagim  në rrjetet sociale, Paloka shkruan se  kjo është në kundërshtim  me ligjin dhe Kushtetutën.

Sipas Palokës, duke iu drejtuar kryeministrit me fjalën ‘ish-emigrant’, Rama ka frikë.

Ka frike sepse ata as nuk i ble e as nuk i kercenon dot”, thotë Paloka. 

REAGIMI I PLOTË 

Frikacaku ka urdheruar ushtar Lleshin , qe ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten, te pengoje protesten e njoftuar nga emigrantet dhe diaspora per ne daten 28 dhjetor.
Ky ish-emigranti dhe ish-protestuesi…

Po pse ka frike dhe ju mohon nje te drejte elementare atyre qe praktikisht e mbajne ne kembe kete vend financiarisht edhe pas kaq vitesh ?

Ka frike sepse protesta e tyre tregon se shqiptaretbrenda apo jashte vendit, sot jane bashke ,te gjithe kunder tij.
Ka frike sepse ata vijne nga vende qe dijne se c’eshte liria, nga vende ku per te drejtat luftohet.
Ka frike sepse ata as nuk i ble e as nuk i kercenon dot.

E meqenese nuk e merr dot edhe drejtimin e protestes se tyre , sic premtoi per studentet, atehere ka urdheruar ndalimin e protestes. Po ka harruar qe ata nuk marrin leje tek Rama per te drejten e tyre…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY