FOTO/Verë me shishe kontrabandë, arrestohen në flagrancë 2 persona në Durrës

FOTO/Verë me shishe kontrabandë, arrestohen në flagrancë 2 persona në Durrës

368
0
Shares

Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur me mallra kontrabandë në Durrës.

Sipas policisë, mbi dy të arrestuarit rëndon akuza e “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Të arrestuar janë Armand Mimani dhe Çlirim Bregu.

Burimet nga policia thonë se është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me amballazhin me peshë prej 7973.3 kg (vere me shishe), sasi e cila nuk ka qënë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka shmangur detyrimin doganor ne shumen 1 087 275 lekë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2018, ora 03:30, Drejtoria e Hetimit Doganor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në D. V. P. Durrës , kane
arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:
1. Armand Mimani, i biri i Ferdi dhe i Mirsije, i datëlindjes 12.04.1973, lindur dhe banues në Tiranë, gjinia mashkull, shtetësia e kombësia shqiptare, me arsim të mesëm, me gjendje familjare i martuar, me gjendje gjyqesore i padënuar më parë.
2. Çlirim Bregu, i biri i Xhevdet dhe i Adile, i datëlindjes 06.12.1971, lindur dhe banues në Tiranë, gjinia mashkull, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me gjendje familjare i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të kondrabandës.
Arrestimi i tyre u be per veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal dhe është bërë
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve është bërë pasi më datë 26.12.2018, në kamionin me targë AA142OI/ACR096, që drejtohej nga shtetasi Armand Mimani dhe në pronësi të subjektit “Uni Trans” me administrator shtetasin Çlirim Bregu, është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me amballazhin me peshë prej 7973.3 kg (vere me shishe), sasi e cila nuk ka qënë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka shmangur detyrimin doganor ne shumen 1 087 275 leke. Subjekti u penalizua edhe me shumen 3 261 825 leke.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale të parashikuara nga neni 172, të K. Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY