Pesë gjërat që do të ndodhin në Tokë 100 vitet e ardhshme

Pesë gjërat që do të ndodhin në Tokë 100 vitet e ardhshme

106
0
Shares

Planeti ynë po ndryshon vazhdimisht. Pavarësisht nëse e vëmë re këtë apo jo, transformimet e vogla ashtu edhe ato të mëdha ndodhin përditë. Qoftë një pemë që rrëzohet apo një ndryshim tektonik, diçka diku dhe atje ndryshon në mënyrë të pakthyeshme. Prandaj, nuk është e pazakontë të pyesim veten:Si do të jenë këto evolucione në fund të këtij shekulli? Ja cilat janë 5 gjërat që mendohet se do të ndodhin në tokë në 100 vitet e ardhshme…

Qytetet nënujore

Për 800 vjet, njerëzit kanë matur vazhdimisht nivelin e detit. Dhe dekadat e fundit, studiuesit kanë prashikuar një rritje të nivelit të detrave, ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Arsyeja kryesore është shkrirja e akullit nëpër pole.

Studimet e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, parashikojnë që niveli i detit do të rritet 2 metra gjatë 100 viteve të ardhshme. Efektet e një rritjeje të tillë, do të ishin mjaft katastrofike. 44 për qind e popullsisë së botës banon në qytetet bregdetare, dhe nivelet më të larta të detit do të detyronin shumë njerëz të lëviznin diku tjetër.

Ekonomia e këtyre qyteteve do të binte, dhe kostoja e jetesës do të ngrihej në stratosferë. Qytetet e vogla bregdetare, nuk do të kishin asnjë mjet për të mbrojtur veten me mure detare ose masa parandaluese, duke u shndërruar kështu në qytete fantazmë.

Zhdukjet e kafshëve

Lui Fihojos, regjisor i “National Geographic” dhe producent i dokumentarit “The Cove”, ka deklarur kohët e fundit se në 100 vitet e ardhshme mund të shohim zhdukjen e gjysmës së popullatës së kafshëve në Tokë. Ai ka cituar shumë arsye, nga ndryshimet klimatike dhe shkatërrimi i habitateve, deri tek gjuetia dhe konsumi i tepërt.

Emetimi i karbonit po dëmton ekosistemet jetike, shumë zogj dhe krijesa të tjera që banojnë pranë qyteteve. Kjo mund të parandalohet. Nëse ne si shoqëri bashkohemi për të mbrojtur natyrën dhe jetën e begatë të kafshëve në Tokë, mund t’i ndihmojmë speciet e tjera të ekzistojnë edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe më shumë se kaq.

Makina elektrike autonome

Ekspertët në Universitetin Xhorxhtaun në SHBA, mendojnë se deri në vitin 2040, 90 për qind e automjeteve në rrugë do të jenë elektrike, dhe shumë shpejt pas kësaj, automjetet me naftë dhe benzinë ​​nuk do të ekzistojnë më. Norvegjia ka deklaruar se do të ndalojë shitjet e makinave me karburantet fosile deri në vitin 2025, me Holandën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë të njëjtin premtim për vitin 2040.

Gjermania dhe Kina, dy lideret në industrinë e makinave, kanë premtuar ide të ngjashme, pa një vendosur afate kohore. Ndërkohë studiuesit shtojnë se automjetet autonome do të dominojnë gjithashtu shoqërinë. Ekonomisti i Universitetit të Stenfordit, Toni Seba, thotë se deri në vitin 2030, 95 për qind e udhëtarëve do të përdorin automjete që drejtohen vetë.

Në këtë mënyrë, shërbimet e udhëtimit do të kushtonin sa më pak, duke e zvogëluar barrën për ata që mbështeten tek taksitë dhe transporti publik. Për më tepër, nuk do të ketë 3.2 miliardë tonë emetime karboni në vit në atmosferë.

Një botë e robotëve

Rej Kurcveil, drejtor i inxhinierisë në Google, deklaroi kohët e fundit se rritja eksponenciale e teknologjisë dhe robotikës, do të mbërrijë kulmin me një platformë mbarëbotërore në sistemet tona ekonomike brenda 100 viteve të ardhshme, dhe ndoshta edhe më shpejt.

Ai thotë se zhvillimet e shpejta të kohëve të fundit në fuqinë informatike, shpejtësia e internetit, shkëmbimi i informacionit dhe printimi 3D, kontribuojnë gjithnjë e më shumë në tregtinë me shpejtësi të robotëve. Nëse dikush sheh prirjet e hulumtuara nga Google dhe korporatat e tjera të teknologjisë së lartë, atëherë mund të shihni se deri në vitin 2025, robotët do të përbëjnë gati 70 miliardë dollarë të tregut global, me pjesën më të madhe të robotëve që përdoren gjerësisht në ushtri, industri, tregti dhe punët vetjake në shtëpi.

Një Univers i zbuluar

Vitet e fundit, Observatori Jugor Europian, ka vënë në përdorim një teleskop shumë të madh, OWL. Me një dimetër prej 100 metrash, ai mund të analizojë me saktësi të madhe planetet pranë Tokës, të rreth 40 prej sistemeve më të afërta me sistemin tonë diellor. Kjo do t’u japë shkencëtarëve aftësinë për të hulumtuar ekzoplanetët, dhe jetën e mundshme jashtëtokësore. Spektri i gjërë i OWL mund të zbulojë molekulat e jetës dhe organizmave të tjerë të gjallë, që teknologjitë e mëparshme si Teleskopi Hapësinor Habëll nuk mund t’i vëzhgonin. Ideja se ka zero jetë në universin e pafundëm nuk është e besueshme, dhe me aftësitë në rritje, kush e di se çfarë do të zbulojmë…

Marrë me shkurtime nga top5s – bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY