LAJMI I FUNDIT/ Policia zbulon vrasesin e Laprakes

LAJMI I FUNDIT/ Policia zbulon vrasesin e Laprakes

650
0
Shares

Policia ka zbuluar autorin e masakres ne Laprake ku mbeti e vrare nje 17 vjecare dhe unolahos rende nje 23 vjecar.

Njoftimi i policise:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasia B. Gj., dhe u plagos shtetasi E. B.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.

Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY