Zjarri masiv në tregun e Laçit, flasin tregtarët: Na thanë do ju...

Zjarri masiv në tregun e Laçit, flasin tregtarët: Na thanë do ju vras e do ju djeg

238
0
Shares

Zjarri i rënë në tregun industrial në Laç dyshohet se ka qënë i qëllimshëm.

Sipas dëshmive të tregtarëve, deri më tani, bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të një konflikti pronësie mes vëllezërve pronarë të tregut.

Një prej tregtarëve ka treguar se prej kohësh ka patur kërcënime dhe se ajo personalisht ka humbur diçka më shumë se 7 mln lekë të vjetra mall.

‘Ka një muaj rresht që paralajmëron, do ju vras, do ju djeg.Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti. Boll kam pas, mbi 7 milion mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion”– shprehet tregtarja për Oranews.

Nga informacionet e para, tregtarët thanë se kishin gjetur dhe bidona benzine ndërkohë që theksojnë se pronarët janë prej vitesh në konflikt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY