Zjarr në një pallat në Elbasan, banorët në panik

Ndaje
Foto Ilustruese

Një zjarr i cili ka rënë në një  pallat ka alarmuar banorët.

Bëhet fjalë për një defekt në boksin e shpërndarjes së rrjetit elektrik në  pallatin në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit.

Flakët dhe tymi janë përhapur menjëherë duke shkaktuar  panik tek familjet pranë zonës ku ka rënë zjarri që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit. Dyshimet e para janë se zjarri ka ardhur për shkak të mbingarkesës në rrjet.

Shërbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Mësohet se është  ndërprerë furnizimi me energji elektrike për të evituar pasoja e zjarrit.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje