23 nxënës dhe mësues humbën jetën në aksidentin e rëndë

23 nxënës dhe mësues humbën jetën në aksidentin e rëndë

177
0
Shares

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në Nepal, ku 23 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa një autobus që transportonte studentë dhe mësues doli jashtë rrugës dhe ra 700 metra në një luginë.

Shumica e viktimave ishin studentë të moshës nga 16 deri në 20 vjeç, thanë zyrtarët. Dy mësues dhe shoferi gjithashtu vdiqën.

Shkaku i rrëzimit sipas zëdhënësit të policisë dyshohet se ishte shpejtësia. Policia tha se autobusi kishte 37 vetë. Javën e kaluar, 20 persona vdiqën kur një kamion u mbyt në një lumë në Nepalin qendror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY