VIDEO/ Ridvan Bode merr konsensus masiv nga PS, vetëm 9 vota kundër,...

VIDEO/ Ridvan Bode merr konsensus masiv nga PS, vetëm 9 vota kundër, deklarata e Edmons Spahos

288
0
Shares

Ish ministri i Financave për 10 vite dhe numri 2 i PD për 15 vite u votua mbrëmë vonë në mënyrë gati unanime nga deputetët e PS për të qënë në bordin e Bankës së Shqipërisë, një pozicion shumë I lakmuar.

Kryetari i Grupit të  PD-së, Edmond Spaho deklaroi sot në parlament se Ridvan Bode i zgjedhur mbrëmë në orët e vona, si anëtar në Bordit Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por Edi Ramën.

Sipas Spahos PD nuk do të pranojë që maxhoranca të zgjedhë në vendin e tyre, se cilët kandidatë do të emërohen në institucione të caktuara, ndërkohë që nuk ka pasur propozim nga pakica.

“Ne nuk pranojmë që kandidaturat që duhe të propozojë Partia Demokratike, ti propozojë maxhoranca. Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i Edi Ramës.

Dje në seancë ju ngritëm këtë çështje nga kryetari i PD-së, që nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne në institucione ti caktoni ju.

Prandaj e kundërshtojmë praktikën tuaj dhe votim që keni bërë dje dhe që doni të bëni sot. Tregoni një dokument komunikimi që keni bërë me PD-në ose me pakicën në parlament për këtë çështje”, tha ai.

LIVE – Edmond Spaho nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 21 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY