Mazhoranca rrëzoi propozimin e vettingut në politikë, reagon Meta

Mazhoranca rrëzoi propozimin e vettingut në politikë, reagon Meta

93
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka bërë disa deklarata lidhur me propozimin e vettingut në politikë, e cila u rrëzua sot nga mazhoranca.

Meta, i cili ndodhet në Pogradec, ka thënë se Vettingu është i domosdoshëm dhe duhet të gjendet një formë për ta realizuar.

Gjithashtu, kreu i lartë i shtetit, përmendi dhe reformën zgjedhore. Sipas tij, palët të gjejnë marrëveshjen për të kthyer besimin tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

”Jemi të vonuar në Reformën zgjedhore”,u shpreh Meta.

Në fund, Presidenti Meta nuk harroi as të përmendte situatën e protestave të studentëve, duke bërë dhe një thirrje.

”Kërkesat e studentëve të marrin përgjigje. Kërkesat e studentëve janë të drejta dhe legjitime. Studentët të kthehen në auditore të mos ikin nga vendi” përfundoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY