Mazhoranca ‘i trembet’ vettingut në politikë, rrëzon propozimin e PD

Mazhoranca ‘i trembet’ vettingut në politikë, rrëzon propozimin e PD

43
0
Shares

Pas shumë debatave dhe tensioneve, qeveria sërish është tërhequr nga propozimi i PD për vetting të politikanëve.

Parlamenti e ka rrëzuar sot draftin e Partisë Demokratike.

Ndonëse opozita u kthye në Kuvend, pas një bojkoti prej 6 muajsh, maxhoranca votoi me 74 vota kundër këtij projektligji. Ndërkohë pro ishin 52 vota.

Propozimi i opozitës ka të bëjë me “Amendamentet kushtetuese për vettingun që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, i depozituar nga opozita që në 7 shtator në parlament.

Me herët, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se arsyej e vetme se pse mazhoranca nuk e donte Vettingun në politikë, për shkak se kjo do të nënkuptonte fundin e karrierës për shumë deputetë dhe politikanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY