Humbi jetën në aksident, deputetja: Mësuese heroinë, sakrifikoi për të dhënë dije...

Humbi jetën në aksident, deputetja: Mësuese heroinë, sakrifikoi për të dhënë dije në zona të thella

1694
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike ka reagar lidhur me aksidentin e djeshëm në Devoll, ku 5 mësues u plagosën ndërsa një prej tyre humbi dhe jetën.

Duka duke shprehur keqardhjen, shkruan se kjo mësuese, ashtu si shumë të tjerë kanë sakrifikuar për të shpërndarë dije edhe në zonat më të thella të vendit, por nga ana tjetër janë shpërfillur nga qeveria.

Reagimi:

Keqardhje dhe pikellim i thelle per mesuesen Luiza Dule! Ajo humbi jeten ne nje aksident automobistik ne afersi te fshatit Sinice te zones se Devollit. Une i shpreh ngushellime te thella familjes dhe te afermeve te Luizes. Nderim dhe respekt te thelle per kete zonje te nderuar qe ra ne krye te detyres!

Luiza ishte nje nder mesueset dhe mesuesit qe me sakrifica e privacione te panumerta shperndajne driten e diturise ne zonat me te thella te vendit. Keta jane heronjte e vertete te Shqiperise se sotme. Mundohen e sakrifikojne per nje mision te larte, por fatkeqesisht jane krejt te shperfillur nga qeveria e sotme. Segmenti i rruges ku ndodhi aksidenti ka mbetur si ne mesjete, askush nga zyrtaret e sotem nuk do t’ia dije per kushtet skandaloze ne te cilat jetojne e punojne sot mesuesit e fshatit.
Pushofsh ne parajse Luiza!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY