Prostituta shqiptare habit me gjestin e saj, mediat italiane shkruajnë për të

Prostituta shqiptare habit me gjestin e saj, mediat italiane shkruajnë për të

852
0
Shares

Gjesti i një shqiptareje ka çuditur të gjithë vendasit e qytetit italian.

Bëhet fjalë për një prostitutë shqiptare, e cila është kthyer në qender të vemendjes dhe në mediat po shkruajnë për të.

Vajza, 22-vjeçare ka gjetur një portofol brenda të cilit kishte 150 euro, pranë një karburanti. Ajo nuk e mbajti për vete, dhe vendosi ta dorëzonte në polici, për të bërë të mundur që t’i kthehet pronarit.

Policia, në përfundim të hetimeve, njoftoi se portofoli i kishte humbur një gruaje italiane, e cila në brëndësi të saj, kishte edhe dokumente.

Pasi mori portofolin, italiania vendosi të falenderojë vajzën shqiptare duke thënë pas takimit me të:

‘Nuk e ka zgjedhur të bëjë këtë punë, e kanë detyruar të qëndrojë në rrugë. Kur ka parë portofolin e ka mbledhur fshehurazi. Kishte frikë se dikush e shikonte dhe i merrte paratë dhe hidhte dokumentet. Donte ta dorëzonte siç ishte”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY